Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi paguan bileta për të cilat nuk u realizuan udhëtimet

Virusi COVID-19 është bërë pengesë për udhëtimin e disa zyrtarëve të Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë fizikisht në Konferencën e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, por jo edhe për pagesat.

Megjithëse pjesëmarrja në këtë takim është bërë nëpërmjet platformave “online”, Kuvendi i Kosovës i ka paguar këto bileta për të cilat kanë dështuar udhëtimet. Kjo çështje ishte bërë pjesë e diskutimeve edhe në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, ku ishte kundërshtuar pagesa “blanko” nga kryetarja Vjosa Osmani dhe nënkryetarët, Arbërie Nagavci (LVV) dhe Memli Krasniqi (PDK), shkruan KOHA Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata për “Shërbimet e transportit ajror” është nënshkruar më 20.09.2018 ndërmjet Autoritetit Qendror të Prokurimit (AQP) dhe Agjencisë së udhëtimit “Malësia Reisen”. Vlera totale indikative e kontratës është 5 milionë e 37 mijë e 500 euro. Siç thuhet në kontratë, devijimi i lejuar nga vlera totale indikative është +/-30 për qind. Pesë milionë euro janë paraparë për 12,500 bileta aeroplani (sasia e përafërt për 36 muaj) dhe 37,500 euro për tarifën e shërbimit e ofruar nga operatori ekonomik i shprehur në euro (12,500 - sasia e përafërt për 36 muaj).

Në përgjigjen me shkrim të Autoritetit Qendror të Prokurimit thuhet se numri i biletave të shfrytëzuara deri në fund të muajit korrik me këtë kontratë është 7,453. Por, zyrtarët e këtij institucioni nuk dinë nëse ka pasur dëmtim të buxhetit të Kosovës për bileta të pashfrytëzuara... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)