Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamal: Messi, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave

Lamine Yamal

Ylli i Barcelonës dhe i Spanjës, Lamine Yamal, e vlerëson Lionel Messin si futbollistin më të madh të të gjitha kohërave.

Ai tregon respekt të madh për Messin, të cilën e konsideron një ikonë të futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Yamal thotë se idhulli i tij është Neymar Junior, por sipas tij, Messi mbetet lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“Messi është futbollisti më i madh në histori. Në çdo ndeshje që luan, ai dëshmon se është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Idhulli im është Neymar për shkak të stilit të tij të lojës, por Leo është më i miri i të gjitha kohërave”, u shpreh sulmuesi i talentuar, shkruan të shtunën “Blick”.

18-vjeçari gjithashtu foli edhe për gjendjen e tij fizike. Yamal hyri si zëvendësues në barazimin pa gola të Spanjës ndaj Kepit të Gjelbër, në ndeshjen e parë të Botërorit.

Sulmuesi i krahut thotë se ende nuk është gati për të luajtur 90 minuta.

“Është ende shumë herët për të luajtur një ndeshje të plotë, por mund të filloj dhe të luaj aq sa të vendosë trajneri. Ndihem shumë mirë dhe mezi pres ndeshjen e ardhshme”.

Spanja të dielën nga ora 18:00 e luan ndeshjen e dytë të Botërorit ndaj Arabisë Saudite.