Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten, ku në rend të ditës është miratimi i buxhetit për vitin 2026.
Seanca është thirrur për në orën 10:00.
Seanca është thirrur në kohën kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk e ka prezantuar ende kabinetin e tij qeverisës për mandatin e dytë, megjithëse kanë më shumë se dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.