Kuvendi i Komunës së Podujevës ka votuar pro vendimit për heqjen e ndalimit të bizneseve që punojnë gjatë ditës së dielë.
Kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi përmes një postimi ka bërë të ditur se ky vendim i miratuar këtë të hënë do të hyjë në fuqi nga 30 shtatori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot Kuvendi Komunal me shumicë votash votoi për pezullimin e vendimit ku i ndalon bizneset që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre gjatë ditës së diel. Ky vendim hyn në fuqi deri më 30 shtator të këtij viti, deri atëherë u dakorduam që në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit Komunal të hartojmë një draft rregullore të re që rregullon një herë e mirë këtë çështje” ka shkruar Bulliqi.