Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari-Lila: Projektligji për çmimet tavan do të dërgohet nesër në Qeveri

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot, 25 mars, ka përfunduar drafti i projektligjit për çmimet tavan dhe se është i gatshëm për t'u dërguar në Qeveri. 

Ajo ka theksuar se posa të fillojë puna e Kuvendit të Kosovës, ky projektligj do të dërgohet për miratim nga deputetët, me procedurë të përshpejtuar. 

“Sot ka përfunduar komplet drafti i projektligjit për çmimet tavan që i përfshin listat e të gjitha produkteve esenciale dhe shpresojmë të kemi mundësi vazhdimi të legjislaturës 10 dhe me procedurë të përshpejtuar do përcillet në Kuvend për miratim... Ligjin për vendosjen e çmimit tavan e kemi të gatshëm. Nesër me shkresën përcjellëse e dërgojmë për procedim të mëtutjeshëm nga Ministria. Është vlerësimi nga ZKM për vendosjen në rendin e ditës në Qeveri dhe menjëherë përcjellja në Kuvend”, ka thënë ajo në “60 Minuta”.

Derisa ka folur për çmimet e derivateve, Kusari-Lila ka thënë se deri në 30 për qind ka shkuar rritja e çmimit të derivateve në Kosovë që nga fillimi i luftës në Iran. 

Ministrja ka shtuar se kriza me naftën në vend shihet si e përkohshme, derisa ka treguar se përgjatë 20 ditëve të marsit janë kryer 130 inspektime, e në tri subjekte janë identifikuar çmime më të larta se që parashihej nga vendimi për marzhën e fitimit.

“Prej 1 deri 20 mars janë kryer 130 inspektime, në veçanti në sektorin e derivateve që kanë përcjellë vendosjen e marzhës për çmimin tavan për derivatet e importuara. Deri tash nga raportet e pranuara, ka dalë se 3 subjekte kanë bërë shkelje të vendimit, çmim më të lartë. Ndaj tri subjekteve është iniciuar procedura e kundërvajtjes”, ka thënë ajo në “60 Minuta”.

Edhe Kusari-Lila inicion procedurën për Projektligjin për çmimet tavan Arbëri 5 muaj më parë Kusari-Lila inicion procedurën për Projektligjin për çmimet tavan

Kusari-Lila u shpreh se rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë është e pashmangshme, pasi është shtet importues dhe ndikohet drejtpërdrejt nga zhvillimet globale.  

“Ka analiza dihet se deri në 30% ka shkuar ngritja e çmimit të derivateve edhe pse këtë situatë e shohim si të përkohshme”.