Arbëri

Kurti: S’ka paqe të vërtetë derisa 1 për qind e të pasurve zotëron gjysmën e pasurisë globale

Albin Kurti

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se derisa “1 për qind e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, frikësohet se s'do të ketë paqe të vërtetë mes shoqërive”.

Ai po merr pjesë në edicionin e 26-të të Simpoziiumit Ndërkombëtar SYMI në Greqi, ku po marrin pjesë edhe politikanë, akademikë dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti ka folur për ndryshimet klimatike, pabarazinë shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë. Sipas tij, paqja e vetme që duhet është ajo demokratike dhe socialdemokraci.

“Ne përballemi me sfida globale të shkallës së paprecedentë, besoj se në tri fronte kryesore: ndryshimet klimatike, pabarazia sociale dhe kërcënimet e sigurisë...Vitin e kaluar, Oxfam vuri në dukje se 1% e të pasurve zotërojnë 45.6% të pasurisë globale dhe zotërojnë 59% të të gjitha aseteve financiare globale. Ai (Oxfam) furi në dukje se gjatë 10 viteve të fundit, 1% e të pasurve të njerëzimit ka kapur më shumë se gjysmën të pasurisë globale...Për aq kohë sa 1% e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam frikë se nuk do të ketë paqe të vërtetë mes shoqërive dhe njerëzve, e as me natyrën e planetit tonë”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e ZKM-së.