Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prishtina e mposhti të shtunën Vëllaznimin me rezultatin, 74:68, në kuadër të xhiros së 13-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi nga kryeqyteti e nisi më mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me rezultatin, 25:12.
Çereku i dytë i takoi Vëllaznimit që e fitoi me rezultatin, 22:17. Prishtina u kthye dhe e fitoi çerekun e tretë me shifrat, 15:13. Dhjetëminutëshi i fundit u fitua nga klubi nga Gjakova, Vëllaznimi, 21:17. Në fund fitorja i takoi Prishtinës.
Për Prishtinën ishte fitorja e shtatë këtë edicion, Ka edhe gjashtë humbje.
Vëllaznimi ka katër fitore dhe nëntë disfata.
Te Prishtina u dallua Adrio Bailey me 21 pikë dhe 12 kërcime. Jericole Hellems te Vëllaznimi kishte plotë 29 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.