Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar edhe një herë të përgjigjet nëse ka pranuar ftesë të re nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të dhënë dëshminë e tij.
Ai është pyetur nga gazetarët pasi mori pjesë në konferencën e Agjencisë së Statistikave për të shpallur rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, përgjigje nuk u ka dhënë.
Kurti nuk u paraqit të hënën në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar për rastin e rezervave shtetërore, me arsyetimin se ishte jashtë vendit.
Të mërkurën, 18 dhjetor, ai nuk i ishte përgjigjur gazetarëve rreth ftesës pasi kishte thënë se po shkon në mbledhjen e Qeverisë.
Nga Qeveria kanë thënë se Kurti është i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrën e tij.