Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Projektligji për Byronë trazoi shumëkë, por me të merr fund parulla ‘rroga e vogël, fitimi i madh’

Qeveria e Kosoves, 20-prill

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të hënën, ka folur për miratimin në parim të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfisikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se ai përbën një lajm të mirë për drejtësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke theksuar se është i domosdoshëm edhe miratimi i tij në lexim të dytë, Kurti ka thënë se Projektligji ka trazuar shumëkë.

Prandaj, sipas tij, kundërshtimet kanë qenë të mëdha.

“E dimë që emri i ligji ka trazuar shumëkë, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, madje edhe të mbështjella si ankesa në Gjykatën Kushtetuese, vazhdojnë të jenë ende të mëdha, por ne nuk mund dhe nuk do të ndalemi, do ta jetësojmë këtë zotim, byroja do të bëhet, më të merr fund parulla ‘rroga e vogël, fitimi i madh’”, është shprehur Kurti.

“Pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurë nuk është as private, as legjitime, sepse ajo kurrë nuk është fituar”, ka shtuar Kurti.

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në parim të premten e kalaur. Për të kanë votuar 81 deputetë, por vërejte për përmbajtjen e tij kanë dhënë deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur edhe për punën e organeve të sigurisë në veri të vendit, duke shtuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet destabilizuese.

“Fatkeqësisht fqinji ynë verior nuk është tërhequr nga përpjekjet destabilizuese, por fatmirësisht prania vigjilente e shtetit në çdo cep të republikës po sjell rezultate në betejën ndaj çrrënjosjes së të gjitha celulave terroriste dhe armatimeve të tyre. Përshëndesim organet e sigurisë që gjetën dhe konfiskuan sasi të konsiderueshme të armatimit në lokacione të ndryshme në veri. Gjithashtu mirëpresim arrestimin e Stefan Raduloviq i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë. Ky është një hap përpara, drejtësia bëhet e plotë kur Milan Radoiçiqin dhe grupi i tij vihen para drejtësisë në Kosovë”, ka thënë ai.

VIDEO