Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, i përbërë nga kongresisti republikan Keith Self dhe kongresisti demokrat Suhas Subramanyam.
Gjatë takimit, siç bëhet e ditur nga komunikata për media, Kurti foli për çështjet e mbrojtjes, paqes dhe sigurisë në rajon, duke i falënderuar kongresistët për mbështetjen ndaj aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi veçoi Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të cilat mbështesin integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike dhe kërkojnë vazhdimin e kontributit të forcave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it.
Kurti theksoi gjithashtu rëndësinë e përputhshmërisë në politikën e jashtme mes Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.
Në takim u diskutua edhe për investimet e Kosovës në mbrojtje, zhvillimin teknologjik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me SHBA-në, si dhe për reformat në sektorin e arsimit.
Duke folur për vizitën që kongresistët zhvilluan paraprakisht në Luginën e Preshevës, Kurti deklaroi se pakicat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të gëzojnë të drejta të krahasueshme.
Keith Self është kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Suhas Subramanyam është anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme.