Arbëri

Kurti premton investime 1 miliard euroshe në mbrojtje: Do të prodhojmë dronët luftarakë

albin kurti

Foto: Driton Paçarada

I mandatari për kryeministër Albin Kurti në ekspozenë e tij para deputetëve ka premtuar se në katër vjetët e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

“Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti.

Kurti ka folur edhe për procesin e dialogut duke thënë se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv e kreativ.

“Normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv e kreativ, përmes marrëveshjes sonë bazike të Brukselit dhe ankesit të zbatimit të Ohrit. Por siç kemi vepruar në katër vitet e kaluara, normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve në mes dy shteteve, pra si raport bilateral i jashtëm e jo ndërhyrje apo përzierje në çështje të brendshme. Qeveria do të mbrojë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në çdo cep të vendit tonë”, është shprehur Kurti. 

Ai ka thënë se do të vazhdojën të mbështesin Procesin e Berlinit. 

“Do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Procesin e Berlint dhe tregun e përbashkët rajonal mbi bazën e barazisë dhe të përfaqësimit të barabartë sepse besojmë që fqinjësia e mirë evropiane dhe bashkëpunimi rajonal i kontribuojnë si paqes ashtu edhe sigurisë. Do të punojmë me këdo që shtrin dorën e bashkëpunimit mbi bazën e respektit të ndërsjellët”, ka theksuar Kurti. 

Ai ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të nisin projektin superpuna. 

“E për gjithë progresin e bërë në zvogëlimin e pabarazisë përmes shtesave për lehona. Do të fillojë projekti superpuna për gratë. Që kur punësohet një grua qeveria mbështet në lartësi pagës minimale 500 euro për 6 muaj. Gjyshërit që kujdesen për fëmijët marrin nga 100 euro shtesë muaj mbi pensionin bazë. Jo vetëm ndihmojmë prindërit gjyshërit por edhe familjen e ekonominë”, ka thënë Kurti. 

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Zgjidhet Qeveria Kurti 3