Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se kritikat dhe vërejtjet e dhëna për Kosovën në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, do t’i marrin me seriozitet e do t’i trajtojnë me përpikëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për këtë raport, Kurti ka thënë se ende nuk janë aty ku duan.
“Ne e bëjmë maksimumin e mundshëm, pra nuk e kursejmë as vullnetin as dijen që kemi dhe gjatë këtyre dy vjetëve Kosova ka shënuar përparime të mëdha. A jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë tash teksa shënojnë këtë javë përvjetorin e dytë të qeverisjes, pra gjysmën e mandatit e bëjmë më të mirën e mundshme, por edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet dhe do t’i trajtojmë me përpikëri”, ka theksuar Kurti.
Këto komente Kurti i ka bërë pas përfundimit të ngjarjes “Kosova Connected” e cila ka shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë, e cila është mbajtur në fshatin Herticë të Podujevës.
Sipas tij, ky raport në njërën anë shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, e në njërën anë dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.