Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrën në Likoshan e Qirez, ndërsa ka theksuar se ende nuk ka drejtësi.
Gjatë 27 vjetësh prej kur ndodhi masakra, Kurti ka thënë se shumë dëshmitarë kanë vdekur, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e të vërtetës. E, nga ana tjetër, ka shtuar ai, ka ende plot të mbijetuar dhe dëshmitarë të gjallë që presin të dëshmojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë masakër, Kurti është shprehur se nuk kanë ndarë drejtësi as prokuroria ndërkombëtare pare çlirimit dhe “as kjo e shtetit tonë pas shpalljes së pavarësisë”.
Mosveprimi i institucioneve, ka thënë Kurti, është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre.
“Sot përkujtojmë civilët shqiptarë të vrarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16). Përkujtojmë dëshmorët Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) që ranë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë”, ka shkruar Kurti.