Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime të SHBA-së, Richard R. Verma. Ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, për mundësi të reja për avancimin dhe thellimin e tyre dhe për përfitimet nga Dialogu Strategjik.
Kurti, sipas komunikatës nga Kryeministria, e njoftoi Verman mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës, me synimet strategjike për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.
Ndërkaq, Kurti ka përmendur edhe dialogun me Serbinë. Ka thënë se Serbia vazhdon ta shkelë Marrëveshjen Bazike.
“Në takim gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kryeministri vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike, që vijnë si rezultat edhe i mosnënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet të ketë thënë Kurti në takim.
Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime sot në Kosovë, pritet nga Osmani e Kurti
Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, në kuadër të turneut në vendet...-
Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti: Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare për të zhdukurit