Kryeministri Albin Kurti ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, për të diskutuar rreth vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë më 11 mars.
Gjatë takimit të premten, sipas njoftimit të Kryeministrisë, u bisedua për përgatitjet që po bëhen për këtë vizitë të rëndësishme, si dhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria e Kosovës vazhdon të thellojë bashkëpunimin me misionin e NATO-s në Kosovë, me synimin për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.