Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani, sot kanë mbajtur takim me simpatizantë në Mitrovicë.
Kurti tha se fitorja e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të jetë bindëse, sikurse në zgjedhjet e parakohshme në Podujevë, pak muaj më parë. Kurti u premtoi mitrovicasve se qeveria e udhëhequr nga ai, nëse vjen në pushtet, do të punojë si asnjë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë por sikur në Llap, pra pa balotazh, mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare e dalë nga shumica gjithëpopullore. Qytetarët e Mitrovicës do i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht, e ne si qeveri kurrë nuk do i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”, u shpreh Kurti në sheshin e qytetit.
E numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani tha se pavarësisht kushteve klimatike nuk ka kush e ndal vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Tubimi në Mitrovicë u mbajt teksa po binte shi.
“Mitrovica do të jetë pishtare e ndryshimeve, ashtu siç ka qenë në të kaluarën”, tha Osmani, që po ashtu vjen nga Mitrovica.