Në rrugë janë vendosur pengesa të reja për ngadalësim të shpejtësisë e shpesh qëndrojnë edhe policët e trafikut për të njoftuar qytetarët. Komuna ka njoftuar se ndryshimi është bërë pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë. Megjithatë, disa banorë po e kundërshtojnë këtë vendim të Komunës. E sipas ekspertëve të komunikacionit, rrugët njëkahore janë mjet i njohur në menaxhimin e trafikut, por ato rrallëherë janë të mjaftueshme si zgjidhje e vetme
Qytetarët që lëvizin nga pjesa e epërme e rrugës “Ilaz Kodra” drejt rrugës “28 Nëntori” apo lagjes “Lakrishte” në Prishtinë, tash e një javë po përballen me ndryshim në qarkullim, pasi ajo është kthyer sërish në njëkahore.
Në rrugë janë vendosur pengesa të reja për ngadalësim të shpejtësisë e shpesh qëndrojnë edhe policët e trafikut për të njoftuar qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna ka njoftuar se ndryshimi është bërë pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.
Megjithatë, disa banorë po e kundërshtojnë këtë vendim të Komunës.
Nexhat Shoshka nga lagjja “Dardania” ka thënë se me këtë ndryshim është shtuar tollovia në komunikacion dhe drejtuesit e automjeteve po detyrohen të bëjnë rrugë më të gjata.
“Për besë po më duket se janë dallash. Këta me biçikleta i sheh që vijnë e shkojnë, po më duket budallaki, se deri te rrethi i ka 60 deri 100 metra, e tash këta me kerre duhet m’u sill rreth e rrotull deri te stacioni i autobusëve. Na në këmbë shkojmë edhe këndej, po më duket dallash, ky është mendimi im. Se me qenë qe nuk ka hapësirë e vendi ngushtë, po e ki rastin qe edhe trakët e biçikletës që vinë e shkojnë në hapësirë tyre”, ka thënë Shoshka.
Reagime, qytetarët kanë bërë edhe përmes rrjeteve sociale, duke kritikuar kthimin e rrugës në një kahore.
E sipas ekspertit të komunikacionit, Selman Kolgeci, rrugët njëkahore janë mjet i njohur në menaxhimin urban të trafikut, por ato rrallëherë janë të mjaftueshme si zgjidhje e vetme.
“Ndryshimet në rrugë (si njëkahore) janë shpesh masa taktike për të përmirësuar situatën ekzistuese, por nuk e adresojnë burimin kryesor të problemit: numrin e madh të automjeteve private. Investimi në transport publik të besueshëm, të shpeshtë dhe të rehatshëm është mënyra më efektive për të ulur ngarkesën në rrugë. Idealja është një kombinim: përmirësim i rrjetit rrugor (përfshirë njëkahëshet kur është e nevojshme) dhe një shtysë serioze drejt alternativave të qëndrueshme. Rrugët njëkahëshe mund të jenë një hap i arsyeshëm dhe normal në menaxhimin e trafikut, sidomos kur aplikohen me kujdes dhe në mënyrë të testuar. Por ato nuk duhen parë si zgjidhje e vetme”, ka thënë Kolgeci.
Vitin e kaluar, komuna pati marrë vendim që kjo rrugë të kthehej në rrugë dykahore, për shkak të punimeve nën Kurriz.
KOHA ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës se çfarë efekti pritet të ketë kjo ndërhyrje në qarkullimin dhe reduktimin e kolonave, por gjatë ditës së hënë nuk ka marrë përgjigje.