Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka autorizuar kryetarin e Gjykatës Supreme, atë të Apelit, Administratives, Komerciales dhe kryetarin e Themelores në Prishtinë, që të ndërmarrin masa për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në Pallatin e Drejtësisë.
U mbetet kryetarëve të gjykatave në Pallatin e Drejtësisë, që në bazë të vlerësimit të mund të reduktojnë ose pezullojnë punën.
Në mbledhjen e mbajtur të hënën kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaçi, ka theksuar se varësisht nga vlerësimi, kryetarët mund të vendosin për reduktimin apo pezullimin e punës deri në përmirësimin e gjendjes.
“Autorizojmë kryetarët e Gjykatës Supreme, së Apelit, Komerciale, Themelore dhe Administrative që të vlerësojnë kushtet e punës, gjendjen e temperaturave të larta dhe pavarësisht nga vlerësimi të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësimin e gjendjes”, tha Thaçi.
Ai tha se gjendja në Pallatin e Drejtësisë është alarmante dhe e patolerueshme.
“Unë që nga 2017 kam qenë pjesë e punës në Gjykatën e Apelit dhe Supreme dhe gjendja është alarmante, është e papranueshme, e patolerueshme. Më nuk po flasim për kushtet e punës po flasim për jetën e njerëzve, është detyrim i joni që të sigurojmë të paktën mos të pësojnë me shëndet. Në ora 11 mendojnë se a munden me mbijetua deri në ora 16:00”, tha ai./KP