Kryeredaktorja e KOHËS, Brikenda Rexhepi, është zgjedhur kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).
Rexhepi mori votat e shumicës së mediave anëtare, në votimin që u mbajt të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së. Mandati i znj. Rexhepi është njëvjeçar”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së.
Në KMSHK anëtare janë 50 media.
Votimi u mbajt pas ndryshimit të statutit të KMSHK-së vitin e kaluar. Një nga ndryshimet ishte që kryetari i KMSHK-së të mos jetë nga jashtë, por përfaqësues i mediave brenda bordit.