Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare

koshare

Në 27-vjetorin e betejës së Koshares, në vendin ku ndodhi beteja më e përgjakshme dhe më heroike e luftës se UÇK-së, përveç shumë qytetarëve dhe familjarëve të dëshmorëve e bashkëluftëtarëve, homazhe ka bërë ushtruesja e detyrës se presidentes, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.

Haxhiu, në kujtim të betejës më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se sakrifica e atyre luftëtarëve e solli lirinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në betejën e Koshares 114 luftëtarë të UÇK-së u vranë dhe mbi 380 u plagosën. Këta luftëtarë që ia msynë Koshares atë pranverë e dinin mirë se ku po hynin, e dinin që kthimi nuk ishte i sigurtë por për liri hynë, për liri u vranë dhe lirinë na e sollën. Ndaj, beteja e Koshares është ndër beteja më të lavdishme të historisë sonë moderne”, ka deklaruar Haxhiu.

Në Koshare, homazhe bën sot edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kryetari e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe nga OVL-UÇK-ja.

Lexo përditësimet tjera
Beteja e Koshares

27-vjetori i betejës që e shembi kufirin ndërshqiptar

Beteja e Koshares përkujtohet të enjten, në 27-vjetorin e zhvillimit të asaj që konsiderohet të jetë...