Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se pret që serbët të marrin pjesë në takimin konsultativ për hapjen e Urës së Ibrit, që do të mbahet të enjten (nesër) nga ora 11:00 në hapësirat e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Krasniqi bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, vizituan Urën e Ibrit të mërkurën, një orë pasi serbët në anën veriore protestuan kundër hapjes së saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një prononcim për media, Krasniqi ka thënë se është momentum i duhur që të diskutohen brenda për hapjen e urës.
“Takimi do të mbahet për me diskutu situatën, se cilat janë brengat për hapjen e urës. Sigurisht që ne do t’i adresojmë të gjitha brengat. Unë pres që të marrin pjesë qytetarët. Besoj që është momentum shumë i mirë që të vijnë qytetarët, edhe ata që kanë protestu dhe të diskutojmë brengat që i kanë. Pres që të ketë pjesëmarrje dhe interesim për takimin e nesërm. Nesër mund t’i përgjigjemi për secilën brengë që e kanë për situatën e sigurisë dhe raportet ndëretnike”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës po këmbëngul në hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave. Kjo po kundërshtohet nga ndërkombëtarët.