Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi nga D+: Në 4 palë zgjedhjet e fundit KQZ-së iu deshën mesatarisht 21 ditë për t’i shpallur rezultatet

KQZ - numerimi i votave - zgjedhjet

Foto: Driton Paçarada

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se në katër palë zgjedhjet e fundit Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu janë dashur mesatarisht 21 ditë për t’i shpallur rezultatet dhe 32 ditë për t’i certifikuar ato. 

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se për herë të parë në Kosovë po zbatohet sistem i ri i numërimit dhe se përparësitë e numërimit të votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë shmangia e rinumërimeve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në katër palë zgjedhjet e fundit, KQZ-së i janë dashur mesatarisht 21 ditë për të shpallur rezultatet dhe 32 ditë nga data e mbajtjes së zgjedhjeve deri në certifikim. Nga zgjedhjet e 9 shkurtit kanë kaluar vetëm 7 ditë, ndërkohë që për herë të parë po zbatohet një sistem i ri numërimi. Partitë politike që mbështetën këto ndryshime ishin të vetëdijshme se mund të ketë vonesa në shpalljen e rezultateve të kandidatëve, por në atë kohë kjo nuk përbënte shqetësim për to. Një nga përparësitë e numërimit të votave të kandidatëve në qendrat komunale mund të jetë shmangia e rinumërimeve, të cilat në QNR shpesh arrinin deri në 88.5% të kutive të votimit. Megjithatë, është ende herët për të nxjerrë përfundime. Në fund të fundit, saktësia e rezultatit mbetet më e rëndësishme sesa shpejtësia”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.