Profesori i Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm në akuzën për ngacmim seksual.
Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual. Një vit pas nisjes së hetimeve, Prokuroria Themelore ngriti aktakuzën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mars të 2024-tës, KOHA ka raportuar për ankesën e studenteve të Fakultetit të Mjekësisë dhe për zvarritjen e rastit në Këshillin e Etikës, ku profesori është denoncuar.
Në denoncimin e tyre, studentet patën thënë se gjatë vitit 2023 profesori Krasniqi u është drejtuar me sjellje joprofesionale dhe me komente për pamjet e tyre fizike.
Dy muaj pas denoncimit, Krasniqi qe pezulluar nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës (UP).
Këtë vendim e pati marrë Rektorati i UP-së, pas rekomandimit të Këshillit të Etikës, që Krasniqi të pezullohet nga puna deri në përfundimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë.
Në vendimin e Këshillit janë paraqitur versionet e të dyja palëve, studenteve parashtruese të ankesës, si dhe të profesorit.
Në deklaratë, Krasniqi ka thënë se fjalët e paraqitura nga studentët janë shtrembëruar.
Kundër profesorit Krasniqi, dhjetëra studentë kanë protestuar, me kërkesën që ai të përjashtohej nga UP-ja, por Rektorati ka shpërfillur kërkesat.