Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 13 gusht përfundon afati për aplikim online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Afati për aplikim online për certifikim është hapur qysh nga 26 qershori.
“Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online”, thuhet në njoftim.
Më tej KQZ-ja ka sqaruar edhe hapat se si të bëhet aplikimi.
“Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap. Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin”, thuhet në njoftim.
-
Edhe një ditë kohë që subjektet të aplikojnë për certifikim për zgjedhjet lokale
-
KQZ: Afati për konfirmimin e vëzhguesve mbyllet sot
-
KQZ: Vazhdon periudha e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve
-
KQZ-ja certifikon 33 subjekte politike dhe 4913 kandidatë për zgjedhjet lokale
-
104 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale