Arbëri

KQZ-ja publikon fletëvotimet për zgjedhjet e 12 tetorit

kqz

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.

Zgjedhjet e rregullta lokale mbahen më 12 tetor dhe të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, prej tyre rreth 44 mijë jashtë Kosovës.

Janë gjithsej 2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi.

https://kqz-ks.org/kqz-publikon-fletevotimet-per-zgjedhjet-lokale-2025/