Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në vazhdim të përgatitjeve për fillimin e votimit me postë, shërbimi votues i KQZ-së ka përgatitur pakon me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Sipas njoftimit, deri më tani, një numër i madh i pakove janë pranuar nga operatori ekonomik, DHL, i cili, sipas KQZ-së, gjatë ditëve në vazhdim do të fillojë t'i dërgojë në adresë të votuesve të regjistruar në shtete të ndryshme të botës.
“KQZ sqaron votuesit e regjistruar se janë duke pranuar sms ose e-mail nga DHL ku njoftohen se çdo pako ka një kod gjurmimi, përmes së cilit votuesi mund ta përcjellë vendndodhjen e dërgesës. Gjithashtu, njoftimi i përcjellë nga operatori ekonomik, u jep mundësi votuesve që të përzgjedhin ta pranojnë dërgesën në adresën e tyre apo ta tërheqin personalisht në pikën më të afërt të DHL”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
-
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep 58 mijë € më shumë
-
Në orën 19:00 pritet të fillojë numërimi i votave të fundit me postë
-
KQZ-ja pret që rezultatet të shpallen më herët sesa ka parashikuar
-
Nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
-
Sot nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë