(E përditësuar 14:55) - Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë kërkuar 7 qershorin si datë për të organizuar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Radoniqi ka thënë se në takim kërkoi që data e zgjedhjeve të jetë sa më e vonshme në mënyrë që të bëhen përgatitjet e duhura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë. I mbetet presidentes. Gjykata Kushtetuese e ka caktu, 31 maji ose 7 qershori. Për ne është 7 qershori, tash i mbetet presidentes me vendos”, ka thënë ai.
Sa i përket buxhetit, ai ka thënë se ende nuk është diskutuar në KQZ, por “besoj se do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara” (rreth 10 mln euro v.j.).
7 qershori është afati i fundit i mundshëm për organizimin e zgjedhjeve.
Kosova në zgjedhje, Haxhiu takon kryesuesin e KQZ-së
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka takuar të mërkurën kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Takimi po mbahet një ditë pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues dhe Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Kosova duhet të mbajë zgjedhjet e reja brenda 45 ditësh.
Mediave u është lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.