Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konstituohet Komisioni hetimor për keqpërdorimet me energjinë nga 2006-a

Të martën është konstituar Komisioni parlamentar për hetimin e keqpërdorimeve me energjinë elektrike, nga viti 2006 deri më tani.

Komisionin do ta udhëheqë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, me anëtarët Armend Muja (LVV), Arbër Rexhaj (LVV), Halil Thaçi (LVV), Armend Zemaj (LDK), Rrezarta Krasniqi (LDK), Time Kadrijaj (AAK), Rashit Qalaj (PDK) dhe Lubinko Karadziq (LS).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputeti Zemaj deklaroi se fushëveprimtaria e këtij komisioni është komplekse në afat kohor dhe në mundësitë e deputetëve.

“Nëse nuk reduktohen në kërkesa të veçanta, e gjithë kjo punë do të shkojë në dështim për shkak të volumit të madh e për shkak të afatit kohor. Propozimi im është t’i reduktojmë në poenta kryesore që kanë qenë shqetësime edhe për qytetarët e Kosovës. Mos ta ekzagjerojmë shumë sepse e dimë si kemi ardhur deri te ky proces, pra të fokusohemi në disa pika të veçanta”, tha ai.

Zemajt i reagoi deputeti Armend Muja, duke thënë se fushëveprimtaria dhe afati kohor është përcaktuar nga Kuvendi, me ç’rast nuk mund të ndryshohet.

Një ditë më herët, u themelua Komisioni për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, që ishte kërkesë e opozitës. Komisioni i konstituar të martën ishte kundërpërgjigje e pushtetit ndaj kërkesës së opozitës për komision hetimor.

Në fund, pas marrëveshjes pushtet – opozitë, të dy komisionet u themeluan në Kuvend.