Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Hekurudha” në lagjen Lakrishte.
Komuna ka njoftuar se pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në lagjen Lakrishte, është bërë riorganizimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, duke rikthyer qarkullimin në gjendjen e mëparshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vendimit, rruga do të jenë me një kah qarkullimi, duke filluar nga kryqëzimi i rrethit të rrugës magjistrale “M-2”, në drejtim të rrugësve “Hekurudha” dhe “Bekim Fehmiu”.
Rruga “Vicianum” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi”, në drejtim të rrugës “Magjistralja M-2”. Kurse, sipas Komunës, rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë me dy kahe të qarkullimit.
“Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore në këtë pjesë të lagjes Lakrishte”, thuhet në njoftimin e Komunës.
