Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk i ka dërguar Komunës së Prishtinës vendim, me të cilin do t’i kërkohej anulimi i kushteve ndërtimore për lagjen e planifikuar të ndërtohet buzë liqenit të Badovcit, shkruan sot Koha Ditore.
Por, Inspektorati i kësaj ministrie ka hartuar një raport, në të cilin ka konstatuar se aplikacioni për kushte ndërtimore është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Inspektoratit të MMPH-së, Komuna nuk e ka marrë parasysh pikën 6b të Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte ndërtimore, leje ndërtimore dhe leje rrënime për kategorinë I dhe II, në të cilën thuhet se duhet pëlqim paraprak nga institucionet dhe shërbimet publike, si energjia elektrike, ujësjellësi dhe kanalizimi, ngrohja e qytetit nëse ka shërbim të tillë, pëlqim mjedisor, pëlqim për mbrojtjen nga zjarri dhe të ngjashme.
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë për gazetën se nuk kanë pranuar kurrfarë vendimi nga Ministria për anulimin e kushteve ndërtimore. “Në Komunë ka pasur vizitë nga inspektorët e Ministrisë, ku janë shkëmbyer argumentet dhe janë shpjeguar si çdo vendim i Komunës së Prishtinës lidhur me këtë çështje, është në përputhje me ligjin dhe vendimet e shkallës së dytë”, thuhet në përgjigjen e Komunës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)
Sipas saj, inspektorët kanë kërkuar raport nga Komuna për vendimet e marra, por raporti ende nuk është dërguar në Ministri.