Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve po ndërhyjnë aktualisht në tetë lokacione të ndryshme në kryeqytet, si pasojë e shpërthimeve të zjarreve. Disa banesa kanë pësuar dëmtime nga erërat e fuqishme.
Në njoftimin në Facebook, Komuna e Prishtinës e ka quajtur situatën si “alarmante”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë operacion janë angazhuar 40 zjarrfikës, të cilët po punojnë për të mbajtur situatën nën kontroll në këto zona: Rruga C afër “Maxi 24”, Panari, Kosova B, Rimanishtë (dy raste), Trudë (tre raste), Milloshevë, Llukar (dy raste) dhe Bardhosh”, thuhet në njoftim.
Pamje nga zjarri në Bërnicë:
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonave të prekura dhe të raportojnë çdo rast emergjent në numrat 0800 122 33 ose 0800 122 44.

Gjatë ditës së sotme në disa qytete të Kosovës ka pasur shpërthime të zjarreve.