Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka takuar të mërkurën shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, në Beograd.
Gjatë takimit është folur për sigurinë në rajon, ndër çështjet e tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunikatën e KFOR-it thuhet se ata ritheksuan "rëndësinë e mbajtjes së komunikimit dhe dialogut të hapur, pasi ky është çelësi për forcimin e stabilitetit rajonal".
E, në një njoftim të Ministrisë serbe të Mbrojtjes u tha se është përmendur në mënyrë specifike situata e sigurisë në Kosovë. Në atë njoftim thuhet se Mojsiloviq ka thënë se situata “është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”, gjë për të cilën ka fajësuar institucionet e Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka marrë një numër vendimesh në veri. Mbyllja e institucioneve paralele serbe atje pati nxitur reagim nga Serbia. Këto institucione vlerësohen të jashtëligjshme e kundërkushtetuese, megjithatë Serbia e ka quajtur veprimin “përndjekje të serbëve”.
Reagim ka nxitur edhe të bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka kritikuar Kosovës për veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Policia e Kosovës pati mbyllur edhe nëntë objekte të Postës së Serbisë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe në Zubin-Potok.
Komandanti i KFOR-it Ulutash përfundon angazhimin e tij njëvjeçar në tetor dhe në vend të tij do të jetë Enrico Barduani, gjeneralmajor italian.
Takimi ishte pjesë e takimeve të rregullta të komandantit Ulutash me homologët e tij ushtarakë në Kosovë dhe rajon.