Arbëri

Komandanti i dorëhequr i Policisë në Lipjan beson në pafajësinë e pesë policëve

Argjend Gashi

Komandanti i dorëhequr i Policisë në Stacionin Policor në Lipjan, Argjend Gashi, i cili e mori këtë vendim pas vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, ka thënë se beson në pafajësinë e pesë policëve që dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Ai ka thënë se presin autopsinë dhe raportin përfundimtar të obduksionit që përcakton shkakun e vdekjes së Zejnullahut.

“Nuk ndihemi fajtor në kuptimin, sepse ne e kemi zbatuar ligjin ne kemi reaguar për shkak të thirrjeve qytetare për sjellje agresive të një personi dukshëm i çrregullt dhe ne kemi kryer detyrën tonë. Instituti i Mjekësisë Ligjore do ta jep raportin e vet përfundimtar dhe ne besojmë shumë dhe jemi të bindur se raporti përfundimtar do të dalë ashtu siç është e drejta. Nuk është e lehtë ta përjetojmë një ngjarje të tillë, nuk është e lehtë të vdes një djalë i ri 27 vjeç, por nuk është e lehtë as të arrestohen 4-5 policë siç janë arrestuar policët tanë. Ne besojmë në pafajësinë e tyre, ne i kemi parë, studiuar e analizuar edhe veprimet e tyre ne presim, për shkak se nuk kemi vendim përfundimtar të shkakut të vdekjes së 27-vjeçarit, ne presim autopsinë, presim raportin përfundimtar të obduksionit i cili do të përcaktojë shkakun vdekjes së personit”, ka thënë ai.

Gashi tutje është shprehur i bindur se policia ka reaguar në mënyrë profesionale dhe ka kryer detyrën e vet bazuar në ligjet e zbatueshme në Kosovë.

Lexo përditësimet tjera
Policia /ilustrim

Jep dorëheqje komandanti i Policisë në Lipjan pas rastit të 27-vjeçarit

Komandanti i Policisë në Stacionin Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e...