Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kollçaku: Shteti të krijojë mekanizma për parandalimin e dhunës në familje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, derisa ka folur për raportimin e rasteve të dhunës në familje, ka thënë se shifrat janë shqetësuese.

Të martën në një lidhje direkte për “60 Minuta” të KTV-së, Mulhaxha-Kollçaku ka deklaruar se për parandalimin e kësaj lloj dhune duhet që shteti të krijojë mekanizma që nga institucionet parashkollore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komponenti parandalues ku më së shumti duhet të fokusohemi është në institucionet parashkollore dhe shkollore, ku etika duhet të jetë lënda ku mund të mësohet se si duhet të sillemi e të mos ketë dallime. Shteti e ka obligim të krijojë mekanizma që nga institucionet parashkollore”, është shprehur ajo.

Deputetja e partisë në pushtet ka shtuar se ka disa çështje që mund të lënë pasoja në shëndetin mendor e që fokusi duhet të jetë te parandalimi.

“Ne duhet të fokusohemi te parandalimi, jo larg kemi pasur një luftë në Kosovë, jemi përballur edhe me pandemi, të gjitha këto në njëfarë forme apo tjetër lënë pasoja në shëndetin mendor. Nuk do të thotë se një dhunues mund të ketë sëmundje mendore, por mund të ketë çrregullime të ndryshme si pasojë e konsumimit të alkoolit, të substancave narkotike, mund të jetë abuzuar vetë dhe të njëjtën sjellje ka edhe në familje”, ka theksuar ajo.