Kirurgu, Baton Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të një videoje që tregon përleshjen e ndodhur mes tij dhe një kolegu të tij, që ndodhi më 26 janar.
Ai ka shprehur keqardhje lidhur me gjithë situatën e krijuar dhe ka thënë se nuk e ka sulmuar askënd dhe se ka reaguar në vetëmbrojtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“ ... kam qenë duke folur në telefon dhe befasisht jam përballur me një sulm të papritur. Incidenti ka ndodhur, dy ditë pasi kemi pasur një debat profesional në Kolegjiumin e Klinikës, debat që kishte për temë çështje që lidhen me trajtimin dhe interesin më të mirë të pacientit. Reagimi im ka qenë në vetëmbrojtje. Nuk kam sulmuar askënd dhe jam përpjekur ta shmang përshkallëzimin e situatë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Megjithatë, ai ka thënë se i vjen keq që një situatë e tillë ka ndodhur dhe që pamjet mund të kenë shqetësuar pacientët, kolegët dhe opinionin publik.
Përleshja ka ndodhur para një muaji, por Kelmendi ka reaguar të mërkurën pasi Nacionale publikoi videon e përleshjes.
Ditën kur pati ndodhur përleshja Policia e Kosovës pati njoftuar se Sektori i Hetimeve i Kryeqytetit e ka marrë përsipër trajtimin e rastit që u pat cilësuar si “sulm”.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, pati thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.