Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme është zgjedhur kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Për Thaçin kanë votuar 6 anëtarë të KGJK-së, ndërsa kandidati nga Gjykata e Apelit, gjyqtari Besnik Bislimaj ka marrë 5 vota.
Përzgjedhja për pozitën e kryesuesit të KGJK-së kishte dështuar në prill të këtij viti, për shkak se në ditën e votimit të dy kandidatët në të dyja raundet e votimit morën vota të barabarta nga anëtarët e Këshillit, pesë me pesë, e një anëtari të KGJK-së iu shpall e pavlefshme vota.
Për shkak të kësaj, u rishpall edhe një konkurs i ri.
Në mars të këtij viti, Këshilli Gjyqësor shpalli konkurs për kryesuesin e ri, pasi mandati i përfundoi Albert Zogajt.
Artikuj të ngjashëm
-
KGJK-ja zgjedh kryesuesin pas një varg mbledhjesh të dështuara
-
S’ka kuorum, dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor
-
Kandidatë të vjetër në konkursin e ri për kryesues të KGJK-së
-
Rishpallet konkursi për kryesues të KGJK-së, kandidatët u ndan baras
-
Nuk zgjidhet kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, rihapet konkursi