Gati rreth tri vjet prej se Prokuroria e Shtetit deklarativisht ka thënë se ka nisur hetimin e faljes se hidrocentraleve deri tash janë ndërmarr pak veprime hetimore.
Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq janë ish-ministrat nënshkrues të dokumentacionit të dosjes së privatizimit ku ishin falur këto hidrocentrale. Dy prej tyre janë edhe aktualisht ministra, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth një vit pasi Prokuroria e Shtetit ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve e gati tri vjet pasi kishin thënë se janë duke mbledhë informata hetimi për “faljen e hidrocentraleve” ende as nuk janë intervistuar ministrat e ish-ministrat e dyshuar.
Prokurori i rastit, Atdhe Dema ka thënë se janë duke e pritur një ekspertizë tu kthehet nga një shtet i huaj por nuk ka treguar nëse janë intervistuar të dyshuarit.
Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka thënë se pas nxjerrjes se aktvendimit për fillimin e hetimeve nuk është intervistuar ende.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)