Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati: Vendimi për xhandarmërinë është bërë në kohë fushate

Kadri Kastrati

Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK-së

Gjenerali Kadri Kastrati ka komentuar vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për fillimin procesit të krijimit të xhandarmërisë.

Kastrati në emisionin tre8tre në KTV ka thënë se duhet të bëhet diçka e ngjashme me xhandarmërinë në Kosovë, por jo t’i jepet emri xhandarmëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, duhet të shikohet së pari nëse ka bazë ligjore e bazë ekonomike, e një vendim i tillë të mos merret në kohë fushate.

“Është bërë në kohën e papërshtatshme sepse Kosova ka filluar në një fushatë parazgjedhore dhe çdo herë në fushatë jepen fjalë të mëdha e prej asaj pune nuk del asgjë.  E kemi pas para 5 viteve në fushatë që Kurti ka thënë se do ta fus edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak e unë nuk kam dëgjuar nëse dikush ka shkuar deri më tani në shërbim ushtarak. Këto janë të dëmshme në kohë fushate. Unë kisha rekomanduar që njëherë të bëhet në grup punues dhe ai grup punues të shikoj së pari bazën ligjore. Z.Sveçla e nënshkroi letra e duron çdo nënshkrim por së pari duhet të shikohet baza ligjore se a mund të bëhet, e dyta a ka Kosova bazë ekonomike ta përballoj atë. Ky dëshiron ta bëj këtë xhandarmëri jashtë ombrellës së ushtrisë së Policisë së Kosovës, ta bëj në vete. E treta duhet të jep detyra mos të përziej kompetenca të policisë dhe ushtrisë”, ka thënë gjenerali.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë një njësi nën ombrellën e Policisë së Kosovës ku policia kufitare do të forcohej përmes një riorganizimi e jo të bëhet si agjencion i veçantë.

“Unë para disa viteve pata propozuar të riorganizohet policia kufitare, të rinohet, të ri trajnohet, të ri pajiset me armatime të ndryshme, transporti adekuat, të rritet kalibri dhe ai njësit nën ombrellën e policisë së Kosovës  apo policisë kufitare ku kemi vajza dhe djem të rinj të trajnuar si Njësia Speciale RUSU dhe në këtë drejtim do të ishte e dobishme dhe me benifit për Kosovën. Kemi përjetuar raste të rënda kur ka hyrë xhandarmëria e Serbisë në Kosovë dhe kanë kidnapuar policinë kufitare ku nuk kanë qenë mirë të armatosura dhe në këtë aspekt Kosova duhet të ketë një polici më të përgatitur fizikisht”, ka shtuar Kastrati.