Arbëri

Kaplohet nga zjarri një supermarket në Lipjan

Është përfshirë nga zjarri një nga marketet në qendër të qytetit të Lipjanit. Zjarri kishte filluar që nga orët e mëngjesit në depon e marketit, ndërkohë ishte përhapur edhe në pjesët tjera.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Zjarrëfikësve të cilët janë duke e lokalizuar rastin.

Po ashtu që nga mëngjesi edhe ekipet e Policisë së Kosovës janë duke u marrë me rastin, megjithëse ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit. Në vend ngjarje kanë arritur edhe ekipet e KEDS-it, derisa menaxherët e marketit nuk kanë pranuar të flasin.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë Borovci.