Rritja e rasteve me COVID-19 ka rritur në mënyrë rapide numrin e pacientëve të hospitalizuar.
Kjo rritje pothuajse ka prekur fundin e kapaciteteve spitalore, që më shumë se një vit ishin në dispozicion për këta pacientë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë se paku tri klinika që tashmë nuk kanë ndonjë shtrat të lirë për pacientët e rinj që mund të hospitalizohen. Klinika Infektive, Mjekësia Sportive e Klinika e Pulmologjisë tashmë janë të stërmbushura.
Përmes një përgjigjeje me shkrim, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se është duke punuar që të rriten kapacitetet e shtretërve edhe më tej. Në SHSKUK e spitale rajonale, sipas përgjigjes së këtij institucioni, mund të shtohen edhe rreth 1.000 shtretër.
Por, Ministria është duke u përgatitur për rritjen e numrit edhe për 500-1000 shtretër për nevoja të pacientëve me COVID-19.
Nga e hëna, në SHSKUK po ofrohen vetëm shërbimet emergjente, ndërsa rastet elektive që presin, do të rifillojnë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.
Kundër ndërprerjes së këtyre shërbimeve është Besim Kodra, përfaqësues i Shoqatës së pacientëve.
“Për ne, zgjidhja do të ishte intervenimi i FSK-së, në ndërtimin e një spitali fushor, çdo veprim tjetër në kuadër të këtij sistemi shëndetësor konsiderojmë që është improvizim, dhe se e dëmton shëndetin publik në raport me sëmundjet e tjera”, tha Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve (PRAK).
KOHA e ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë, nëse do të bëhet zgjidhje jashtë spitaleve publike ose nëse do të improvizojnë spitale të përkohshme në hapësira të mëdha të bizneseve që i posedojnë ato.
Ky institucion ka thënë se janë duke i shqyrtuar opsionet se si do të bëhet rritja e numrit të shtretërve, por nuk kanë dhënë detaje se për çfarë opsionesh bëhet fjalë.
Punëtorët shëndetësorë kanë ndërprerë pushimet vjetore e po punojnë me orare të zgjatura. Por, për muajin gusht siç ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë ata nuk do të marrin shtesa mbi pagë.
Një gjë e tillë pritet të bëhet nga muaji i ardhshëm.
Qysh prej fillimit të pandemisë ishte premtuar ndërtimi i spitalit për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Qeveria Hoti kishte planifikuar që objektin skelet të emergjencës së re ta improvizonte për rastet me COVID-19, por tenderi ishte anuluar pasi Ministrinë e Shëndetësisë, e mori në menaxhim ministri Arben Vitia me arsyetimin se kishte parregullsi të mëdha në tenderët për këtë objekt.