Arbëri

17 të vdekur e 1,067 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 17 persona kanë vdekur e 1,067 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7,946 testime ndërkohë që janë shëruar 278 pacientë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 20,467.

Numri i të vdekurve në Kosovë që nga paraqitja e rasteve të para në mars të vitit 2020, ka shkuar në 2,343 persona.

Numri i rasteve pozitive ka shkuar në 130,376 ndërkaq numri i të shëruarve ka shkuar në 107,566.