Kolona të gjata janë shkaktuar në Prishtinë të enjten pasdite, në ditën e katërt të grevës së transportuesve publikë në kryeqytet, për shkak të borxheve nga komuna.
Po të enjten, Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025, e që kap vlerën e 28 milionë eurove. Kjo pritet t’i hapë rrugë pagesave të faturave të pashlyera të Komunës dhe që transportuesit publikë t’i japin fund grevës.
Në vazhdimësi Komuna dhe Ministria e Financave kanë fajësuar njëra-tjetrën për këtë çështje.
Kaosi i kolonave, shkrepur nga Driton Paçarada/KOHA:




















