Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka konsideruar se Qeveria nuk po bën asgjë në mbrojtjen e të vërtetës së luftës dhe mbrojtjen e viktimave të saj.
Para deputetëve ka kërkuar që të tërhiqet libri i Shkelzen Gashit, “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, për të cilin ka thënë se përmban të pavërteta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër mospajtimet lidhur me rezolutën e PDK-së e cila synon të mbrojë dinjitetin e viktimave të luftës, ka thënë se i vjen keq në nivelin që ka rënë Qeveria.
“E lus Andin Hotin si ministër, bëje një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës, si djalë i Ukshin Hotit, fati i të cilit nuk dihet. Historia nuk ndryshohet, nuk mund të ndryshohet me linçimet dhe organizimet që jeni duke i bërë. Tërhiqeni edhe librin për masakrat në Kosovë të Shkëlzen Gashit, i cili ka shkruar të pavërteta dhe që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e që është shpërndarë nëpër vendet tjera. Vet shteti i Kosovës e ka shpërndarë libra me të pavërteta, në vende të ndryshme të botës”, ka thënë ajo.
Ekspozita, e cila ishte bazuar në librin e Gashit, ka nxitur reagime për faktet e pasakta rreth masakrave në Kosovë. Lidhur me këtë, pas heqjes së saj nga sheshet kryesore të Prishtinës, Prokuroria ka bastisur shtëpinë e Gashit.