Arbëri

Jep dorëheqjen drejtori i Shëndetësisë në Podujevë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Driton Veliu, ka dhënë dorëheqjen nga ky post të mërkurën, ka konfirmuar Komuna.

Dorëheqja e Veliut ka ardhur për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Komunën e Podujevës, që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas burimeve, Veliu ka pasur mospajtime të mëdha me Bulliqin.

“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Të martën, Bulliqi shkarkoi nga detyra drejtorin e Inspektoratit, Besnik Mulliqi. Shkarkimi u përcoll me akuza për pengesa dhe mospunë.

Veliu ishte emëruar drejtor i Shëndetësisë në mandatin e dytë të Bulliqit si kryetar i Podujevës.