Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java e ardhshme e ftohtë dhe me borë

Borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me fjolla bore e me vranësira të paqëndrueshme.

IHMK-ja ka bërë me dije se java pritet të jetë e ftohtë, me ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat të hënën (17 shkurt) do të bien deri në minus 4 gradë celsius, derisa ato maksimalet do të shkojnë deri në 2 gradë celsius. Të martën pritet të jetë mot me diell dhe me vranësira.

Temperaturat minimale do të bien deri në minus 7 gradë, e ato maksimalet do të shkojnë deri në 2 gradë.

“E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 - Moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga - 9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s. E Enjte, 20 Shkurt 2025 - Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

Ndërsa, të premten temperaturat do të bien deri në minus nëntë gradë celsius, e maksimalet do të mbërrijnë deri në 2 gradë.