Edison Jakurti, ligjërues i Ekonomisë, ka thënë se shtrenjtimet e produkteve në Kosovë para se ato të shtrenjtohen globalisht, ndodhin për dy arsye.
Në “Interaktiv” të KTV-së, duke folur për këtë fenomen, Jakurti ka thënë se kjo ndodh për shkak të ndikimit të madh nga importi dhe për shkak të pritshmërive që do të ketë rritje të çmimeve ndërkombëtarisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova nuk është imune. Është ekonomi e vogël. Vitin e kaluar GDP-në rreth 10 miliardë. Deficitin tregtar e ka pas mbi 6 miliardë. Pra për deficit në mallra rreth 60 për qind e GDP-së dhe kjo tregon se jemi shumë të varur nga importet në njërën anë dhe gjithçka që ndodh në tregjet globale përcillet edhe brenda në ekonominë e Kosovës. E kemi parë edhe në vitin 2022 me luftën e Ukrainës. U importua deri në një masë inflacioni. Por duhet shtuar që pasiguria shkakton që pritshmëritë për rritjen e çmimit të bëjnë rritje të çmimeve ende pa ndodhë kjo në tregjet ndërkombëtare. E kemi parë vazhdimisht në Kosovë. Pra kombinim faktorësh. Faktorët e jashtëm prej importit dhe pritshmëritë për rritjen e çmimeve që rrisin ende pa ndodhur në tregjet globale”, ka thënë ai.
Sipas tij, në Kosovë ka raste të abuzimit me shtrenjtime që pasohen me valë të reja të shtrenjtimeve kur të ndodhë shtrenjtimi edhe globalisht.
Duke folur për çështjen e shtrenjtimit të derivateve për shkak të luftës në Iran dhe propozimeve për heqjen e Tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe akcizës, Jakurti ka thënë se nëse hiqet akciza ndikimi do të ishte shumë më i madh si në çmim, por edhe në buxhet, sesa po që se do të ulej ose hiqej TVSH-ja.