Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë, thotë se nuk pret që në Kosovë të ketë destabilizim të situatës për shkak të Serbisë. Sipas tij, Serbia nuk mund të ndërmarrë veprime brenda territorit të Kosovës sepse kjo do të nënkuptonte veprim edhe kundër NATO-s – për shkak të prezencës së KFOR-it.
Ai ka thënë se presidenti i Serbisë po e përdor Kosovën që ta largojë vëmendjen nga telashet e brendshme që aktualisht i ka.
“Sa i përket Kosovës si pozita ashtu edhe opozita e kanë të njëjtën qëndrim për Kosovën. Mos të presim që nëse Vuçiqi bie nga pushteti e vjen opozita, në raport me Kosovën opozita ka zhvilluar retorikë edhe më të ashpër se Vuçiqi”, ka thënë ai në “60 Minuta”.
Islami ka theksuar se kërcënimet dhe provokimet e ditëve të fundit nga struktura të Serbisë nuk janë të reja.
“Serbia në krye me Vuçiqin strategjinë për ta sulmuar Kosovën e mban në tavolinë, tjetër është që duke pasur parasysh forcat në terren të NATO-s, nuk pres që të marr një aventurë të tillë presidenti i Serbisë”, u shpreh ai.