27 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovës, ish-zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Jamie Shea, ka thënë se nuk dëshiron të vdesë pa e parë Kosovën në NATO. Sipas tij, nuk duhet të lejohet që çështja e mosnjohjes nga disa vende ta bllokojë progresin e Kosovës. Ka theksuar se intervenimi ushtarak i NATO-s nuk kishte alternativë tjetër.
“Kosova ishte një tregim suksesi”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve në Kosovë, Jamie Shea.
Derisa ka kujtuar kohën e intervenimit të NATO-së gjatë luftës në Kosovë, ish-zëdhënësi i NATO-s ka thënë se nuk ka qenë e lehtë që të arrihej konsensusi për të bërë një gjë të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“27 vjet më vonë, jam shumë i lumtur që NATO-ja e bëri atë fushatë ajrore. Nuk ka qenë e lehtë as të arrihej konsensusi për ta bërë një gjë të tillë dhe operacioni ushtarak ka qenë i vështirë dhe i komplikuar siç e din secili në Kosovë. Por 27 vjet më vonë, unë mendoj se ishte gjëja e duhur për ta bërë. Ishte e nevojshme. Politikisht i justifikueshme. Moralisht një intervenim i justifikuar. Ishte një intervenim i nevojshëm për ta ndalur një katastrofë humanitare në Kosovë”, tha Shea.
Në intervistën për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Shea ka pohuar se në atë kohë kishte dyshime nëse fushata ajrore do të ishte e suksesshme dhe se kishte diskutime për një operacion tokësor.
Por, sipas tij, falë suksesit të operacionit kjo nuk ishte e nevojshme.
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, po ashtu ka folur edhe për rrugëtimin e Kosovës në aspektin e sigurisë pas çlirimit të saj.
Ai shprehu dëshirën që të mos vdesë pa e parë Kosovën në NATO.
“Do të isha sigurisht shumë i irrituar nëse e lë këtë botë pa e parë Kosovën si pjesë të NATO-s dhe mendoj se kjo gjë do të ndodhë. Mendoj se Aleancës së NATO-s i duhet më shumë imagjinatë kur bëhet fjalë për Kosovën. Nuk mund të lejojmë që çështja e mosnjohjes nga disa aleatë tanë që ta bllokojë progresin. Në vështrimin tim, nuk ka ndonjë arsye që Kosova mos të jetë anëtare e plotë e Partneritetit për Paqe”, tha Shea.
E derisa u pyet për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë 27-vjet pas përfundimit të luftës, kur edhe situata gjeopolitike në botë nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, Shea ka thënë se Serbia nuk po kërcënohet nga askush.
Në 27-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve ajrore ndaj ish-Jugosllavisë, ai tha se intervenimi ushtarak i NATO-s nuk kishte alternativë tjetër.
Intervistën e plotë me Jamie Shean mund ta ndiqni sonte në “Interaktiv” nga ora 22:50.