Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryeshefi i KEK-ut sot para gjykatës

Nagip Krasniqi

Foto: Driton Paçarada

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sot në sallën e gjyqit me fillim nga ora 09:30.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Krasniqi do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Vetë Krasniqi ka cilësuar aktakuzën si të montuar dhe ka theksuar se qëndrimi i tij pesëmujor në paraburgim është i padrejtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas aktakuzës, ai, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Në seancën fillestare më 7 shkurt 2025, Krasniqi dhe Zejna janë deklaruar të pafajshëm. Ymer Dragusha, një tjetër i akuzuar, ka pranuar fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 dhjetor 2024 ngriti aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi si dhe Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës.

Nagip Krasniqi dhe Ymer Dragusha akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Krasniqi akuzohet edhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Kurse, Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdrim i detyrës zyrtare”./EO