Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës të lirohen nga pagesa e Trafikut Urban.
Sipas vendimit që është nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Në arsyetim thuhet se vendimi “nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës tonë çlirimtare”.